Bota

Trump sulmon Europën: Shkoni merrni naftën tuaj! Nuk do jemi më aty për ju!

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i SHBA, Donald Trump ka sulmuar sërish vendet europiane që sipas tij nuk iu bashkuan për të luftuar kundër shkatërrimit të regjimit të Iranit.

Në një reagim në Truth Social, presidenti i SHBA iu drejtohet vendeve që nuk mund të furnizohen me karburant për shkak të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit nga Iranit, duke iu thënë se duhet të marrin pak guxim, të luftojnë për veten e tyre dhe të shkojnë të marrin naftën e bllokuar.

Ai përmend specifikisht Britaninë e Madhe, për të cilën thotë se “refuzoi të përfshihej në prerjen e kokës së Iranit”, si dhe Francën “nuk ka ndihmuar në lidhje me Kasapin e Iranit”.

“Të gjitha ato vende që nuk mund të furnizohen me karburant për avionë për shkak të Ngushticës së Hormuzit, si Mbretëria e Bashkuar, e cila refuzoi të përfshihej në prerjen e kokës së Iranit, kam një sugjerim për ju: Së pari, blini nga SHBA-ja, kemi me bollëk, dhe së dyti, mblidhni pak guxim të vonuar, shkoni në Ngushticë dhe MERRNI. Do të duhet të filloni të mësoni se si të luftoni për veten tuaj, SHBA-ja nuk do të jetë më aty për t’ju ndihmuar, ashtu siç nuk ishit ju aty për ne. Irani, në thelb, është shkatërruar plotësisht. Pjesa e vështirë është bërë. Shkoni merrni naftën tuaj!

Shteti i Francës nuk do të lejonte që aeroplanët e ngarkuar me furnizime ushtarake që shkonin në Izrael të fluturonin mbi territorin francez. Franca ka qenë SHUMË E PADOBISHME në lidhje me “Kasapin e Iranit”, i cili është eliminuar me sukses! SHBA-të do ta MBAJNË MEND!!!”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë