Nga Gazeta ‘Si‘- Presidenti Donald Trump deklaroi se Irani ishte pranë pranimit të kërkesave të tij, ndërkohë që një sërë informimesh anonime nga zyrtarë amerikanë sugjerojnë se trupat janë në gatishmëri për të ndërmarrë operacione tokësore.
Mijëra marinsa amerikanë ndodhen aktualisht në rajon, ndërsa forca speciale dhe trupa parashutiste janë në rrugë. Administrata amerikane ka lënë të kuptohet se presidenti po shqyrton një gamë të gjerë opsionesh, që variojnë nga një sulm ndaj terminalit të eksportit të naftës në ishullin Kharg, deri te një operacion i guximshëm, por pak i besueshëm, për të marrë nën kontroll rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele të larta, të cilin Trump e ka cilësuar si “pluhuri bërthamor” i Iranit.
Duke folur mbrëmjen e kaluar në bordin e Air Force One, Trump u shpreh se Irani ishte i gatshëm ta dorëzonte këtë material, ndërsa paralajmëroi se, në të kundërt, vendi mund të përballej me pasoja të rënda deri në rrezikimin e ekzistencës së tij si shtet.
Nga ana tjetër, kryetari i Parlamentit iranian, Mohamed Bagher Ghalibaf, sugjeroi se retorika për negociata nga ana e Trump po përdoret si mbulesë për përgatitjen e një sulmi tokësor.
Ai theksoi se Irani nuk do të pranonte dorëzim dhe paralajmëroi se forcat iraniane janë në gatishmëri për t’u përballur me trupat amerikane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje