Menaxhim

Bordi rrit çmimin e naftës brenda 48 orëve. Nafta do shitet me 218 lekë

Nga Gazeta ‘SI’- Dy ditë pasi u vendos të ulen çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës i ka rritur sërish ato.

Në mbledhjen e mëngjesit të kësaj të shtune, Bordi ka vendosur që 1 litë naftë të shitet me 218 lek, ndërsa benzina me 181 lekë.

Për shumicën, çmimi i naftës do të jetë 206 lekë/litër dhe i benzinës 169lekë/litër. Vlera e gazit nuk ndryshon.

Para 48 orësh, Bordi vendosi që nafta do të tregtohet me 203 lekë he benzina me 175 lekë.

Lëvizja e qeverisë duket të jetë e nxitur nga “presioni” i grosistëve të naftës, të cilët pretendonin se çmimi i vendosur nga Bordi ishte më i ulët se në Bursë dhe kjo do t’i shkaktonte atyre humbje të mëdha. Importuesit kërkuan rishikim të cmimit ose do të ndalonin aktivitetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë