Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë vitit 2024, tregu i akomodimeve përmes platformës Airbnb në Shqipëri ka njohur një rritje të ndjeshme, duke përfshirë 8.472 individë dhe subjekte që kanë ofruar prona me qira afatshkurtër.
Sipas të dhënave zyrtare, vlera totale e rezervimeve arriti në mbi 3.8 miliardë lekë, një tregues i qartë i peshës që ky sektor po fiton në turizmin vendas. Ndërkohë, komisionet e mbajtura nga platforma kapën rreth 167.5 milionë lekë, duke reflektuar volumin e lartë të aktivitetit.
Por përtej shifrave, vëmendja tashmë është zhvendosur te formalizimi i këtyre të ardhurave.
Administrata Tatimore bën të ditur se disponon të dhëna të detajuara mbi rezervimet dhe të ardhurat e realizuara përmes Airbnb, duke u bërë thirrje të gjithë përfituesve që t’i deklarojnë këto të ardhura në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA 2025).
Ky apel vjen në kuadër të forcimit të kontrollit fiskal dhe synon shmangien e penaliteteve dhe kontrolleve të mundshme për ata që nuk përmbushin detyrimet ligjore.
Afati i fundit për deklarimin e DIVA është 31 mars 2026.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje