Bota

Droni rus kalon kufirin dhe godet termocentralin në Estoni

Gazeta Si – Një dron rus hyri në territorin estonez dhe u rrëzua në një oxhak në termocentralin Auvere, vetëm pak kilometra larg kufirit rus.

Shërbimi i Sigurisë së Brendshme në Talin konfirmoi incidentin pas raportimeve nga stacioni televiziv estonez ERR.

Askush nuk u lëndua dhe shkalla e dëmit është e paqartë, megjithëse nuk duket se është prekur asnjë infrastrukturë elektrike. Besohet se dronë të tjerë kanë hyrë në hapësirën ajrore letoneze gjatë natës.

Rrëzimi ndodhi rreth orës 3:40 të mëngjesit, kur porti rus i Ust-Lugës, në Detin Baltik, ishte nën sulm nga dronë ukrainas.

Prandaj, sipas hetimeve fillestare nga inteligjenca estoneze, mund të jetë një aksident: “Droni nuk po shkonte drejt Estonisë, sipas informacionit aktual”, shpjegoi Prokurorja e Përgjithshme, Astrid Asi.

“Hetimet janë duke vazhduar, të cilat do të sqarojnë më tej rrethanat”. Ministrja estoneze e Drejtësisë, Liisa-Ly Pakosta, i tha transmetuesit ERR se qeveria do të mbajë një seancë urgjente këtë mëngjes.

Gjatë të njëjtit sulm, Letonia fqinje tha se një dron rus kishte shkelur hapësirën e saj ajrore. Shkelje të ngjashme kishin ndodhur edhe Poloni, duke e shtyrë NATO-n të organizonte një mision të ri për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë