Bota

Von der Leyen: Situata globale e energjisë është ‘kritike’

Nga Gazeta ‘Si’- Duke folur gjatë një vizite në Australi, shefja e Bashkimit Europian Ursula von der Leyen theksoi nevojën për paqe të negociuar për t’i dhënë fund luftës së Iranit, duke thënë se ishte “thellësisht e shqetësuar” për konfliktin e vazhdueshëm.

“Është me rëndësi të madhe që të arrijmë në një zgjidhje të negociuar dhe kjo t’i japë fund armiqësive që shohim në Lindjen e Mesme”, tha von der Leyen së bashku me kryeministrin australian Anthony Albanese në Canberra.

Disa vende të BE-së po përgatiten të ndihmojnë në një “mision” për të mbrojtur Ngushticën e Hormuzit sapo të përfundojë lufta, tha von der Leyen.

“Ne të gjithë i ndiejmë efektet anësore në çmimet e gazit dhe naftës, në bizneset dhe shoqëritë tona”, tha ajo duke shtuar se kanali tregtar është “kritik për linjat e furnizimit me energji në të gjithë botën”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha së fundmi se ishte “shumë i befasuar” që Australia nuk kishte dërguar anije luftarake për të ndihmuar në hapjen e ngushticës së Hormuzit.

Pavarësisht rritjes së çmimeve të energjisë që godet ekonomitë e tyre të brendshme, shumë aleatë të SHBA-së e kanë refuzuar kërkesën e Trump për të ndihmuar në sigurimin e ngushticës, sepse lundrimi në rrugën ujore nën kërcënimin e sulmit nga Irani shihet si shumë i rrezikshëm dhe mund të çojë në përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në luftën SHBA-Izrael.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë