Bota

Rreth 300 dronë ukrainas sulmuan territorin rus gjatë natës

Nga Gazeta ‘Si’- Ukraina lëshoi ​​283 dronë kundër Rusisë gjatë natës, një nga numrat më të lartë që nga fillimi i luftës, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes.

Rreth 90 nga mjetet ajrore pa pilot kishin në shënjestër rajonin e Rostovit, në kufirin me Ukrainën deklaroi guvernatori, Yuri Slyusar.

Ndërsa në Rusinë jugperëndimore dy persona u plagosën pas një sulmi me dron që dëmtoi disa shtëpi.

Negociatorët ukrainas dhe amerikanë pritet të takohen në Shtetet e Bashkuara të martën për bisedime të reja deklaroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një përpjekje për të rinisur procesin e përfundimit të luftës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë