Qeveria e Britanisë së Madhe ka ndryshuar qëndrim dhe ka miratuar përdorimin e bazave të saj nga Shtetet e Bashkuara për sulme ndaj objektivave iraniane që kërcënojnë ngushticën e Hormuzit.
Më parë, Britania nuk kishte lejuar përdorimin e bazave për sulme të tilla, duke e kufizuar autorizimin vetëm për operacione që mbronin qytetarët ose interesat britanike nga raketat iraniane.
Gjatë një mbledhjeje të zhvilluar sot, ministrat ranë dakord që SHBA tani mund të përdorin bazat britanike edhe për të mbrojtur anijet në ngushticën e Hormuzit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje