Bota

Trump sulmon aleatët e NATO-s për Iranin: Frikacakë, do ta mbajmë mend që refuzuat

Donald Trump ka sulmuar ashpër aleatët e NATO në lidhje me qëndrimin e tyre ndaj Iranit.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin e tij social Truth Social, Trump u shpreh se pa Shtetet e Bashkuara, aleanca është “një tigër prej letre”.

Ai kritikoi sërish vendet anëtare për refuzimin për t’u bashkuar në një përballje për të ndalur një Iran me armë bërthamore.

“Sapo beteja është fituar nga pikëpamja ushtarake, me shumë pak rreziqe për ta, ata ankohen për çmimet e larta të naftës që duhet të paguajnë, por nuk duan të ndihmojnë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit,” deklaroi ai.

Trump i quajti aleatët “frikacakë”, duke shtuar se do ta mbajë mend këtë qëndrim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë