Bota

Drogat, në Europë konsumohet më shumë kokainë e ketaminë dhe më pak ekstazi

Gazeta Si – Një “rënie e ndjeshme” në përdorimin e MDMA/ekstazisë dhe një “rritje e ndjeshme” në rastet e kokainës dhe ketaminës.

Këto, me pak fjalë, janë përfundimet e projektit më të madh evropian që monitoron drogat ilegale në ujërat e zeza, siç thuhet në dokumentin e publikuar nga grupi “SCORE” në bashkëpunim me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Drogën (EUDA), me seli në Lisbonë.

Projekti analizoi mostrat e përditshme të ujërave të zeza gjatë një periudhe njëjavore midis marsit dhe majit 2025 në 115 qytete europiane në 25 vende (23 vende të BE-së plus Turqi dhe Norvegji) për të hetuar zakonet e përdorimit të drogës nga banorët e tyre.

Në total, mostra mblodhi të dhëna për afërsisht 72 milionë njerëz për të zbuluar gjurmë të pesë drogave stimuluese (amfetaminë, kokainë, metamfetaminë, MDMA dhe ketaminë), si dhe kanabis.

Rënia e përdorimit të ekstazisë ishte më e theksuar në qytetet në Gjermani, Austri dhe Slloveni, ndërsa nivelet më të larta të mbetjeve të ekstazisë u regjistruan në Belgjikë, Spanjë, Holandë dhe Slloveni.

Lidhur me ketaminën (një qetësues i fuqishëm dhimbjesh), nivelet u rritën me pothuajse 41% midis viteve 2024 dhe 2025 në qytetet që raportuan të dhëna.

Në Itali – ku rezultatet e arritura në Bolonjë dhe Romë u bënë të mundura falë financimit nga Departamenti i Politikave Kundër Drogës – duhet të theksohet se nivelet e amfetaminës është shumë më të ulëta se në Evropën Veriore. Ky trend është i zakonshëm në qytete të tjera të Europës jugore (për shembull, Qipro dhe Turqi).


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë