Nga Gazeta Si- Një tjetër humbje ka ardhur në radhët e elitës iraniane. Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Gjeneral Major Ali Mohammad Naeini, zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, është vrarë.
Naini, i cili, siç tha Garda Revolucionare në një deklaratë, “ofroi shërbime për më shumë se katër dekada për Revolucionin Islamik”, kishte qenë zëdhënës i IRGC-së që nga korriku i vitit 2024.
Sipas Gardës Revolucionare, Naini u vra në një “sulm terrorist frikacak në orët e para të së premtes, ditën e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit”.
Disa orë para se të vritej ai foli për pretendimet e Netanyahut se Irani nuk mund të prodhojë më raketa balistike.
Sipas gazetës IRAN, Gjenerali ka pohuar se vazhdojnë të prodhojnë raketa balistike edhe në kushte lufte.
“Nuk ka shqetësim sepse ne vazhdojmë të prodhojmë raketa edhe në kushte lufte, gjë që është e mahnitshme dhe nuk ka problem me rezervat”.
Gjenerali iranian tha gjithashtu se lufta do të vazhdojë.
“Populli pret që lufta të vazhdojë derisa armiku të jetë shteruar plotësisht. Kjo luftë duhet të përfundojë kur hija e luftës të largohet nga vendi ynë”.
Të enjten në mbrëmje, Benjamin Netanyahu pohoi se “pas 20 ditësh mund t’ju njoftoj se Irani sot nuk ka aftësi pasurimi të uraniumit dhe as aftësi për të prodhuar raketa balistike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje