Bota

SHBA, një gjykatës urdhëron rifillimin e transmetimeve të Zërit të Amerikës

Gazeta Si – Një gjykatës federal amerikan ka urdhëruar rifillimin e transmetimeve dhe rikthimin në punë të mbi një mijë punonjësve të Zërit të Amerikës (VOA), një transmetues amerikan i financuar nga qeveria që u shërben audiencave në vendet ku liria e shtypit është e kufizuar, përfshirë Iranin, Rusinë dhe Kinën.

Stacioni u mbyll pothuajse plotësisht vitin e kaluar, si rezultat i një sërë masash të ndërmarra nga administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, të cilat prekën edhe media të tjera të financuara nga qeveria amerikane. Por administrata Trump ka të ngjarë ta apelojë vendimin e gjykatës.

Qëllimi i VOA-s, është të paraqesë politikat e SHBA-ve jashtë vendit dhe të jetë një burim lajmesh i besueshëm dhe autoritar.

Është në thelb një media propagande amerikane, por drejtohet sipas parimeve të gazetarisë së pavarur dhe nuk është i lidhur me qeverinë e kohës.

Përpara se Trump ta shpërbënte, VOA transmetonte në 49 gjuhë, por për rreth një vit kishte ofruar mbulim shumë të kufizuar lajmesh vetëm në pesë gjuhë: kinezisht, rusisht, koreanisht, pashto dhe dari (dy gjuhët më të folura në Afganistan).

Ajo zgjeroi programin e saj në persisht (gjuha më e folur në Iran) në 24 orë në ditë pas fillimit të luftës në Lindjen e Mesme.

Sipas gjyqtarit, veprimet e qeverisë për të mbyllur stacionin, shkelin ligjet e miratuara nga Kongresi, i cili ndau fonde për të financuar VOA-n dhe udhëzoi administratën të vazhdonte operacionet e gazetarisë në të gjitha pjesët e botës që konsideroheshin thelbësore.

Gjyqtari urdhëroi 1.042 persona, përfshirë gazetarë dhe staf, të ktheheshin në punë duke filluar nga 23 marsi, duke rifilluar transmetimet dhe raportimet e lajmeve në nivelet para shpërbërjes (pothuajse të gjithë punonjësit e VOA-s kishin qenë në pushim të paguar që nga marsi 2025).


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë