Nga Gazeta ‘Si’- Donald Trump ka vazhduar të kritikojë ashpër vendet e NATO-s për rezistencën ndaj ndihmës së SHBA-së në luftën kundër Iranit.
Kjo vjen pasi aleatët e SHBA-së në Europë dhe më gjerë përjashtuan dërgimin e anijeve luftarake në ngushticën e Hormuzit, pavarësisht kërcënimeve nga presidenti se NATO përballet me “një të ardhme shumë të keqe” nëse anëtarët dështojnë të ndihmojnë në rihapjen e rrugës ujore jetësore.
“Nuk jam i befasuar nga veprimi i tyre”, shkroi Trump në Truth Social .
“Sepse gjithmonë e kam konsideruar NATO-n, ku ne shpenzojmë qindra miliarda dollarë në vit duke mbrojtur këto vende, si një rrugë me një kah.”
Ai tha se vendet anëtare “nuk do të bëjnë asgjë për ne, në veçanti, në një kohë nevoje” përpara se të shpallte suksesin e forcave amerikane që po degradojnë aftësitë ushtarake, forcat detare dhe mbrojtjen ajrore të Iranit.
“Ne nuk ‘kemi më nevojë’ ose nuk dëshirojmë ndihmën e vendeve të NATO-s – NUK e kemi pasur KURRË! Po kështu, Japonia, Australia apo Koreja e Jugut”, këmbënguli Trump në mediat sociale.
Ai shtoi:
“Shtetet e Bashkuara janë informuar nga shumica e “aleatëve” tanë të NATO-s se nuk duan të përfshihen në Operacionin tonë Ushtarak kundër Regjimit Terrorist të Iranit në Lindjen e Mesme, pavarësisht faktit se pothuajse çdo vend është dakord fuqimisht me atë që po bëjmë dhe se Iranit nuk mund t’i lejohet, në asnjë mënyrë, apo formë, të ketë një armë bërthamore.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje