Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm të fuqishëm ajror ndaj objektivave ushtarake në ishullin iranian Kharg Island, pika strategjike nga ku kalon pjesa më e madhe e eksporteve të naftës së Iranit.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social Truth Social, Trump tha se objektivat ushtarake në ishull janë shkatërruar plotësisht.
“Pikërisht tani, me urdhrin tim, Komanda Qendrore e SHBA-së kreu një nga sulmet ajrore më të fuqishme në historinë e Lindjes së Mesme, duke shkatërruar plotësisht çdo objektiv ushtarak në ‘xhevahirin’ e Iranit, Ishullin Kharg,” shkroi Trump.
Ai shtoi se ushtria amerikane disponon armët më të fuqishme dhe më të avancuara në botë, por theksoi se këtë herë ka vendosur të mos godasë infrastrukturën e naftës në ishull.
“Për arsye korrektësie kam zgjedhur të mos shkatërroj infrastrukturën e naftës së ishullit. Megjithatë, nëse Irani ose dikush tjetër përpiqet të pengojë kalimin e lirë dhe të sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, unë do ta rishqyrtoj menjëherë këtë vendim,” deklaroi presidenti amerikan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje