Bota

Lufta në Iran/ Shpërthime të forta në Dubai, SHBA-të lehtësojnë sanksionet mbi naftën ruse

Nga Gazeta ‘Si’- Lufta në Iran po vijon me intensitet të lartë.

Në Dubai, janë regjistruar shpërthime të fuqishme që kanë tronditur ndërtesat e qytetit, duke shkaktuar një kolaps të përkohshëm dhe shpërthim tymi në zonën qendrore. Këto shpërthime erdhën pas kërcënimeve të Teheranit për sulme ndaj institucioneve ekonomike.

Sirena ka pasur në rrugën Sheikh Zayed, ndërsa disa kompani kanë evakuuar punonjësit. Edhe Izraeli ka sulmuar gjatë orëve të mëngjesit Teheranin.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë lehtësuar disa nga sanksionet ndaj industrisë së naftës ruse, duke i mundësuar disa kompani të rinovojnë kontratat për eksportin e naftës.

Ky hap vjen pas shqetësimeve për stabilizimin e çmimeve globale të hidrokarbureve. Megjithatë, SHBA-të theksojnë se masa nuk do të ndihmojë financimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë