Gazeta Si – Mojtaba Khamenei, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, tha në mesazhin e tij të parë për popullin iranian, se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e bllokuar dhe do të përdoret si “levë” në luftë.
Sipas asaj që u raportua nga televizionit shtetëror i Teheranit, Ajatollahu i ri, i cili nuk u shfaq në video, por u dëgjua vetëm përmes një audioje, deklaroi se të gjitha bazat ushtarake amerikane në rajon “duhet të mbyllen dhe se Irani do të vazhdojë t’i sulmojë ato, pavarësisht se i konsideron vendet e Gjirit Persik si mike”.
#BREAKING
— IRIB (Islamic Republic of Iran Broadcasting) (@iribnews_irib) March 12, 2026
🔴Ayatollah Seyyed Mojtaba Khamenei in his first message:
"The Strait of Hormuz must remain closed
American bases in the Middle East must be closed
Iran's other military and regional capabilities will be activated if necessary."
continues…
Ai tha se do të “hakmerret” për iranianët e vrarë dhe përmendi sulmin në shkollën Minab, e cila ka shumë të ngjarë të jetë goditur nga një gabim i ushtrisë amerikane.
Mesazhi nuk duket se tregon se regjimi iranian është i gatshëm të negociojë, siç kishin kërkuar Shtetet e Bashkuara.
Përkundrazi, Khamenei mbajti një qasje agresive dhe shtoi se “nëse është e nevojshme”, mund të hapen “fronte të reja” në luftë.
Mojtaba Khamenei nuk është parë që nga emërimi i tij i dielën e kaluar. Në mesazhin e tij, ai nuk tha asgjë për lëndimin e tij të mundshëm në një bombardim, për të cilin u përfol prej ditësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje