Bota

Lufta në Iran, 1000 anije dhe 30 mijë marinarë të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit

Nga Gazeta ‘Si’- Rreth 30 mijë marinarë kanë mbetur të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa rreth 1000 anije nuk po arrijnë të largohen nga zona mes përshkallëzimit të luftës në rajon.

Sektori ndërkombëtar i transportit detar e ka klasifikuar tashmë zonën si territor operacionesh luftarake, ndërsa disa anije, përfshirë cisterna nafte, janë goditur gjatë ditëve të fundit.

Presidenti i shoqatës së transportit dhe logjistikës ALIS, Guido Grimaldi, tha se shumë ekuipazhe po qëndrojnë në bord në kushte gjithnjë e më të pasigurta, ndërsa frika dhe tensioni mes marinarëve është i lartë.

Shoqatat e transportit kanë kërkuar ndërhyrje të institucioneve dhe mbështetje ushtarake për të mbrojtur anijet dhe ekuipazhet që ndodhen në zonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë