Nga Gazeta ‘Si’- Irani ka rifilluar sulmet ndaj disa vendeve të rajonit, duke deklaruar se ka nisur valën e 35-të të operacioneve ushtarake.
Raportohet se disa raketa janë lëshuar drejt vendeve të Gjirit gjatë orëve të fundit.
Kujtojmë se pak ditë më parë, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se vendi i tij nuk do të ndërmarrë sulme ndaj shteteve fqinje.
Në Katar, raketat e ardhura janë interceptuar në qiell vetëm pak orë më parë. Ndërkohë, Arabia Saudite bëri të ditur se ka rrëzuar raketa që synonin një bazë ajrore ushtarake, si dhe dronë që kishin në shënjestër një fushë të madhe nafte.
Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se i janë përgjigjur një breshërie raketash gjatë mëngjesit, ndërsa Bahrain paralajmëroi banorët të kërkonin strehim për arsye sigurie.
Autoritetet iraniane deklaruan se sulmet kishin në shënjestër instalime ushtarake në këto vende, si dhe një bazë amerikane në Kuvajt, por këto raportime nuk janë konfirmuar nga vendet përkatëse.
Ndërkohë, një tjetër incident është raportuar në Ngushticën e Hormuzit, ku sipas monitoruesve detarë britanikë një predhë e dyshuar goditi një anije mallrash, duke shkaktuar zjarr dhe duke detyruar ekuipazhin të evakuohej.
Që nga fillimi i konfliktit, janë raportuar më shumë se 10 sulme të dyshuara iraniane ndaj anijeve që operojnë në zonën e Gjirit.
Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu të shqetësuara se Irani mund të vendosë mina në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Sipas raportimeve, forcat amerikane kanë goditur 16 anije minuese pranë këtij kalimi strategjik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje