Sport

Pesë futbolliste iraniane kërkojnë azil në Australi, Trump: Pranojini!

Gazeta Si – Pesë lojtare nga ekipi kombëtar i futbollit të femrave të Iranit, i cili garoi në Kupën e Azisë në Australi, janë larguar nga hoteli ku ekipi po qëndronte në Gold Coast, në jug të Brisbane në bregun lindor, dhe kanë kërkuar azil në Canberra, sipas “Iran International”, një transmetues lajmesh në gjuhën persiane me seli në Londër.

Zyrtarët e ekipit, shton i njëjti medium, po i kërkonin ato, por lojtaret tani janë “në një vend të sigurt”. Vetë Presidenti Trump ndërhyri në këtë rast, duke iu drejtuar Australisë: “Jepuni azil futbollisteve iraniane; SHBA-të do t’i marrin nëse nuk e bëni”.

Javën e kaluar, lojtaret shmangën këndimin e himnit të Republikës Islamike para ndeshjes së tyre kundër Koresë së Jugut, në shenjë solidariteti me protestat e janarit në Iran dhe të vrarët, përfshirë Sahba Rashtian, një ndihmëse-gjyqtare 23-vjeçare e futbollit të femrave. Që atëherë, ato dhe familjet e tyre në Iran thuhet se kanë marrë kërcënime për sigurinë.

Videot në mediat sociale tregojnë se mbështetësit iranianë, të cilët kishin përshëndetur lojtaret e ekipit me mbërritjen e tyre në autobus, u përpoqën t’i ndalonin, pasi panë tabela që kërkonin ndihmë nga disa prej lojtareve. Më pas ata u mblodhën para hotelit, duke brohoritur, “Shpëtoni vajzat tona”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë