Gazeta Si – Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleve, konfirmon se i ka dërguar kryeministrit Edi Rama, ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, drejtorit të Portit të Durrësit, Liburn Aliu dhe ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, një letër ku kërkon të anulohet tenderi për Portin e Durrësit.
“Mund të konfirmoj se e kam dërguar vërtet atë email, privatisht tek ata zyrtarë qeveritarë. Nuk është dërguar në emër të ‘AmCham’ dhe nuk ka qenë i destinuar për publikim në media. Gjithsesi, tani që e keni emailin, mendoj se nuk kam nevojë të bëj komente të mëtejshme. Përmbajtja e tij është vetë-shpjeguese”, tha Van Cleve.
Sipas Van Cleeve, duke iu referuar raportimeve në media, projekti aktual për Porto Romanon është shumë i kufizuar në përmasa dhe rrezikon të mos e shfrytëzojë potencialin strategjik të Shqipërisë në rajon.
Ai thekson se projekti parashikon rreth 1.400 metra mur moli dhe rreth 2.38 hektarë sipërfaqe portuale, një shkallë që sipas tij nuk mund të konkurrojë me portet e mëdha të rajonit.
“Portet konkurrojnë në shkallë. Në ekonominë detare të sotme, një port që mund të akomodojë vetëm një anije të madhe nuk mund të konkurrojë me portet e mëdha rajonale”, thuhet në letër.
Sipas tij, një port i vogël nuk mund të gjenerojë volumin e nevojshëm të mallrave për të mbështetur Korridorin 8, një projekt strategjik transporti që synon të lidhë Adriatikun me Detin e Zi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje