Bota

Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron: Vrasja e Khamenei do iu kushtojë shtrenjtë

Shefi i sigurisë së Iranit, Ali Larijani, ka paralajmëruar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se vrasja e Ajatollah Khameneit “do të ketë një çmim të rëndë për ju”, pasi lideri iranian u vra gjatë sulmeve amerikano-izraelite mbi Iranin.

Në një postim në platformën X, Larijani shkruan se Trump “e ka tërhequr popullin amerikan në një luftë të padrejtë me Iranin”, pasi është ndikuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe nga ato që i cilëson si lojëra qesharake.

“A vjen Amerika e para- apo Izraeli?” pyet ai.

Kujtojmë se SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të gjera ndaj Iranit më 28 shkurt dhe që prej asaj date kanë vijuar të godasin objektiva në mbarë territorin e vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë