Bota

Trump nuk e përjashton dërgimin e ushtarëve amerikanë në Iran

Nga Gazeta ‘SI’- Donald Trump ka deklaruar se nuk përjashton dërgimin e trupave amerikane në Iran “nëse është e nevojshme”, duke shtuar se operacioni “Epic Fury” është zhvilluar “shumë përpara afateve të parashikuara”.

“Nuk them si çdo president: ‘Nuk do të ketë trupa në terren’. Unë them ‘ndoshta nuk kemi nevojë për to’ ose ‘do të ketë nëse janë të nevojshme’”, është shprehur presidenti Trump në një intervistë për New York Post.

Trump, deklaroi se sulmi ndaj Iranit ishte “mundësia e fundit e mirë” për të parandaluar pajisjen e Teheranit me armë bërthamore. Ai është shprehur “shumë i kënaqur” me ecurinë e operacionit ushtarak amerikan në Iran, duke theksuar se gjithçka ka qenë e planifikuar me kujdes. Ai deklaroi se sulmet kanë qenë një sukses i jashtëzakonshëm.

Sipas Trump, gjatë operacionit janë eliminuar 49 liderë të lartë iranianë, të cilët, sipas tij, po zhvillonin një takim në mëngjes kur ndodhi sulmi. Ai u shpreh se udhëheqësit iranianë “nuk mendonin se SHBA do të sulmonte në mëngjes”, pasi zakonisht, sipas tij, faktorë si era dhe drita e diellit, e bëjnë një sulm të tillë më pak të zakonshëm në atë orar.

Në fjalën e tij, presidenti amerikan theksoi se operacioni do të vazhdojë derisa të eliminohet rreziku bërthamor iranian.

Sipas presidentit, operacioni ndodhet në ditën e tretë, pasi nisi herët të shtunën me bombardime në Tehran. Gjatë sulmit fillestar, sipas deklaratës së tij, humbi jetën udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, së bashku me disa familjarë dhe dhjetëra zyrtarë të lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë