Ka ndodhur

Po punonte tokën me frezë, humb jetën 36-vjeçari në Fier

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Peshtan Bregas, Fier, ku një 36- vjeçar i identifikuar si Hamza Duraj, ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore.

Sipas njoftimeve paraprake, i riu kishte dalë për të punuar tokën me frezë, kur dyshohet se është penguar aksidentalisht dhe ka rënë në tokë. Në ato momente, mjeti bujqësor i ka kaluar sipër trupit, duke i shkaktuar plagë fatale dhe vdekjen.

Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët, të cilët ishin shqetësuar pasi ai nuk po u përgjigjej thirrjeve telefonike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë