Bota

Sulmi në Iran, kaos në aeroporte(foto)

Aeroportet në Dubai, Doha dhe Abu Dhabi dhe në Europë janë në kaos total pas sulmit të Amerikës në Iran.

Udhëtarët janë në pasiguri, ndërsa tabelat e nisjeve nga aeroporti kthehen në të kuqe, pasi sulmet ajrore në Iran rezultuan në mbylljen e hapësirës ajrore dhe shkaktuan anulime masive të fluturimeve.

Zemra e kaosit është në Lindjen e Mesme, ku aeroportet në Dubai, Doha dhe Abu Dhabi shërbejnë si qendra të mëdha për trafikun global lidhës. Që nga e diela, të gjitha fluturimet për në dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait- aeroporti më i ngarkuar në botë për udhëtarët ndërkombëtarë- mbetet i pezulluar.

Njerëzit jashtë rajonit janë të bllokuar në vende si Bali, Europa dhe SHBA-ja.

Fluturimet që devijuan në vende si Roma, Parisi, Stambolli- dhe ato që nuk u nisën kurrë- i kanë lënë udhëtarët larg shtëpisë me pasiguri se kur do të nisen.

Fluturimet që shkonin drejt Lindjes së Mesme u anuluan gjithashtu në Aeroportin Gatëick të Londrës në Angli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë