Nga Gazeta ‘Si’- Papa Leone ka shprehur shqetësimin e tij për konfliktin e shkaktuar nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke paralajmëruar se paqja nuk duhet të arrihet përmes kërcënimeve dhe armëve.
“Stabiliteti dhe paqja nuk ndërtohen me kërcënime të ndërsjella, as me armë që mbjellin shkatërrim, dhimbje dhe vdekje, por vetëm përmes një dialogu të arsyeshëm, autentik dhe të përgjegjshëm”, tha papa Leone.
Siç raporton Vatican News, papa Leone shprehu “shqetësimin e thellë” për zhvillimet e fundit dhe paralajmëroi për një “tragjedi me përmasa të mëdha” nëse dhuna del jashtë kontrollit.
“U drejtoj palëve të përfshira një apel të sinqertë për të marrë përgjegjësinë morale për të ndalur spiralen e dhunës përpara se ajo të kthehet në një humnerë të pariparueshme!” tha Ati i Shenjtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje