Numri i të vdekurve në sulmin izraelit ndaj një shkolle fillore vajzash në qytetin iranian Minab është rritur në 148, sipas guvernatorit të qytetit, Mohammad Radmehr, sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA.
Viktimat janë kryesisht vajza.
Ministria e Brendshme e Katarit tha se tetë persona u plagosën këtë mëngjes në sulmet iraniane ndaj vendit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të plagosurve në 16 që nga fillimi i sulmeve një ditë më parë.
Ministria tha se sulmet shkaktuan gjithashtu dëme materiale të konsiderueshme.
Po ashtu, Aeroporti i Dubait u godit nga një raketë iraniane, raportoi televizioni shtetëror iranian IribNews, teksa tregoi imazhe të një reje të lartë tymi që ngrihej nga një ndërtesë.
Po ashtu, dy persona u plagosën në Dubai nga rënia e mbeturinave të dronëve, njoftoi zyra e shtypit e Dubait.
Korrespondentët raportuan më parë se shpërthime të reja ishin dëgjuar në Dubai.
“Autoritetet konfirmuan se mbeturinat e dronëve të kapur nga mbrojtja ajrore ranë në oborret e dy shtëpive në Dubai, duke shkaktuar dy lëndime. Të plagosurit morën trajtimin e nevojshëm mjekësor. Autoritetet sqaruan gjithashtu se zhurmat e dëgjuara në të gjithë emiratin ishin rezultat i operacioneve të suksesshme të përgjimit”, deklaroi zyra në X.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli dje nisën një seri sulmesh të përbashkëta kundër objektivave iraniane, përfshirë Teheranin, duke shkaktuar dëme dhe viktima civile.
Irani u përgjigj me lëshime raketash kundër territorit izraelit dhe infrastrukturës ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje