Bota

Netanyahu: Dyshojmë se Khamenei ka vdekur

Pas deklaratës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se ka “shenja në rritje” që udhëheqësi suprem i Iranit “nuk është më”, po qarkullojnë raportime të pakonfirmuara se ai është vrarë nga sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael.

Reuters, duke cituar një zyrtar të lartë izraelit, raporton se trupi i Ayatollah Ali Khameneit është gjetur.

Axios, duke iu referuar një burimi, thotë se ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, ka informuar zyrtarët amerikanë se Khamenei u vra në sulmin ndaj kompleksit të tij në Teheran.

Po ashtu, disa media izraelite, përfshirë News 12 dhe Times of Israel, duke cituar zyrtarë izraelitë, pretendojnë se udhëheqësi suprem ka vdekur.

Megjithatë, deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nga Irani./BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë