Bota

Orban akuzon Ukrainën për ‘bllokadë nafte’, BE: Asnjë rrezik për mungesa në Hungari

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka njoftuar vendosjen e forcave ushtarake në objektet kyçe energjetike në të gjithë vendin, duke akuzuar Ukrainën për ndërprerjen e furnizimeve me naftë.

Orban pretendon se Kievi ka vendosur një “bllokadë nafte” ndaj Hungarisë duke vonuar qëllimisht rihapjen e tubacionit Druzhba, rruga kryesore për transportimin e naftës ruse drejt Hungarisë dhe Sllovakisë.

Furnizimet me naftë ruse përmes këtij tubacioni janë ndërprerë që nga 27 janari. Autoritetet ukrainase kanë deklaruar se tubacioni u mbyll pas sulmeve ruse, ndërsa Orban e cilëson pezullimin si vendim “thjesht politik”, duke paralajmëruar se Ukraina mund të ndërmarrë “veprime të tjera” që, sipas tij, synojnë sistemin energjetik hungarez.

Ndërkohë Komisioni Europian siguroi se aktualisht nuk ka rrezik për mungesë nafte në Hungari.


Copyright © Gazeta “Si”


Një përgjigje te “Orban akuzon Ukrainën për ‘bllokadë nafte’, BE: Asnjë rrezik për mungesa në Hungari”

  1. Albi thotë:

    Naftesjellesi Druzhba u hodh ne ere e per ca muaj do jete ne krik. keshtuqe Orbani te beje si te beje deri ne zgjedhje, qe ka mundesi t’i humbe. nga ai moment, nuk do jete me problemi i tij…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë