Gazeta Si – Nuk do të ndërhyhet në Iran, nëse sulmet amerikane janë “të kufizuara”. Kjo u deklarua pë agjencinë e lajmeve AFP nga një zyrtar anonim nga Hezbollahu, organizata politike dhe ushtarake islamiste dhe antisioniste që konsiderohet si krahu i gjatë i Iranit në Liban.
I njëjti burim, megjithatë, theksoi se Ajatollah Khamenei përfaqëson “vijën e kuqe” që nuk duhet kaluar. Ushtria izraelite, njoftoi se ka identifikuar dhe çmontuar depot e armëve, postet e vëzhgimit dhe pozicionet e qitjes në Libanin jugor të lidhura me Hezbollahun.
Sipas IDF, ushtria kreu disa operacione të synuara për të parandaluar riarmatimimin e organizatës, duke përfshirë gjetjen e lançuesve antitank.
Sipas ushtrisë, përpjekjet e Hezbollahut për t’u riarmatosur dhe prania e armëve në zonë, përfaqësojnë një shkelje të qartë të marrëveshjeve të armëpushimit midis Izraelit dhe Libanit.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione të reja kundër naftës dhe armëve iraniane në prag të bisedimeve në Gjenevë, në atë që Departamenti i Thesarit e quajti një strategji “presion maksimal”.
Masat e reja synojnë mbi 30 individë, subjekte dhe anije që lehtësojnë “shitjen e paligjshme të naftës iraniane”, si dhe prodhimin e armëve të saj.
Në mënyrë specifike, sanksionet e reja kundër Iranit synojnë “anijet në flotën në hije të Iranit, e cila transporton naftën e Teheranit në tregjet e huaja”.
Siç deklaroi Sekretari i Thesarit, Scott Bessent: “Irani shfrytëzon sistemet financiare për të shitur naftë të paligjshme, për të pastruar të ardhurat, për të siguruar komponentë për programet e tij të armëve bërthamore dhe për të mbështetur grupet e tij terroriste”.
Administrata Trump, shtoi ai, do të vazhdojë të ushtrojë “presion maksimal mbi Iranin për të synuar aftësitë ushtarake të regjimit dhe mbështetjen e tij për terrorizmin”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje