Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi për pasoja të rënda në rast të një sulmi nga Irani, gjatë një fjalimi në Knesset.
“Nëse Irani bën gabimin më të madh në historinë e tij dhe sulmon shtetin e Izraelit, ne do të përgjigjemi me një forcë që ata as nuk mund ta imagjinojnë”, deklaroi Netanyahu.
“Askush nuk e di se çfarë do të sjellë e nesërmja”, u shpreh kryeministri.
Netanyahu nënvizoi gjithashtu se, sipas tij, gjatë dy viteve e gjysmë të fundit Izraeli ka arritur të shmangë kërcënime të shumta ndaj qytetarëve të tij, teksa theksoi se vendi mbetet në gatishmëri të plotë.
“Izraeli nuk ka qenë kurrë më i fortë se sot dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka qenë kurrë më e ngushtë. Ne jemi plotësisht vigjilentë dhe të përgatitur për çdo skenar”, përfundoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje