Bota

Pas më shumë se një viti në arrati arrestohet ish zv.kryeministri i RMV-së Artan Grubi

Nga Gazeta ‘Si’– Ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili ishte i shpallur në kërkim është vetëdorëzuar dhe më sipas procedurave është arrestuar nga policia.

Sipas mediave maqedonase, Grubi u paraqit në orët e para të mëngjesit vullnetarisht pranë pikës kufitare Bllacë me Kosovën dhe ndaj tij menjëherë u ndërmorën masat ligjore.

Sipas policisë, Grubi u paraqit në hyrje të Maqedonisë së Veriut rreth orës 06:10 dhe u ndalua menjëherë nga autoritetet.

Ai është dërguar pranë autoriteteve për procedura të mëtejshme, ndërsa autoritetet nuk dhanë detaje shtesë mbi fazën aktuale të procedimit penal.

Grubi është i përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për shpërdorim të detyrës, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që ka të bëjë me funksionimin dhe kontratat e Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut.

Prokurorët dyshojnë se ata kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të pajisjeve të terminaleve të lotarisë elektronike (VLT).

Gjykata paraprakisht kishte caktuar masë paraburgimi ndaj Grubit, ndërsa autoritetet e kishin shpallur në kërkim për shkak të mosparaqitjes para organeve të drejtësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë