Bota

SHBA godet anijen që transportonte drogë në Paqësor, tre të vrarë (video)

Nga Gazeta ‘Si’- Ushtria amerikane njoftoi se ka goditur një anije në Oqeanin Paqësor lindor, si pasojë e së cilës humbën jetën tre persona.

Operacioni u bë publik përmes një deklarate zyrtare në rrjetet sociale.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump tha se operacioni kundër trafikut të drogës u realizua me sukses, duke theksuar se përpjekjet për shkatërrimin e anijeve që dyshohen për përfshirje në tregtinë e paligjshme të narkotikëve në atë rajon nuk do ndalen.

Ky është operacioni i gjashtë i raportuar që nga fillimi i vitit dhe i dyti brenda së njëjtës javë. Të martën, forcat amerikane goditën tre anije të tjera në Paqësorin Lindor dhe Karaibe, duke vrarë 11 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë