Sport

Patinatorja holandeze një makinë paràsh, tregoi të brendshmet pasi fitoi medaljen e artë

E dashura e boksierit Jake Paul, një nga sportistet më të suksesshme dhe më të bukura të Lojërave Olimpike Dimërore, ka dëshmuar gjithashtu se është një makinë fitimprurëse

Gazeta Si – Për shumë njerëz, ajo është sportistja më e bukur në këto Lojëra Olimpike Dimërore në Milano-Cortina, por Jutta Leerdam – një patintore shpejtësie 27-vjeçare holandeze, e dashura e YouTuber-it dhe boksierit Jake Paul – është shumë më tepër.

Mbi të gjitha, ajo është një sportiste fituese, me një medalje ari në 1,000 metra dhe një argjendi në 500 metra. Dhe ajo është jashtëzakonisht e talentuar në fitimin e parave me sponsorizime dhe zgjuarsi.

Të hënën, menjëherë pasi kaloi vijën e finishit e para në 1,000 metra, duke vendosur një rekord të ri olimpik, Leerdam hapi zinxhirin e kostumit të saj të garës për të zbuluar të brendshmet e saj të bardha të firmës “Nike”.

Imazhet shpejt bënë bujë në gazeta dhe në faqet e internetit anembanë botës dhe “Nike” madje i postoi ato në llogarinë e saj në Instagram, e cila ka gati 300 milionë ndjekës.

Sipas Frederique de Laat, themeluese e “Branthlete” – një agjenci e specializuar në reklamat për sportistet femra – 27-vjeçarja fitoi një shumë të konsiderueshme parash prej tyre: “Dyshoj se ajo mund të ketë marrë rreth 850,000 euro nga Nike”, i tha ajo gazetës holandeze, “AD”.

Meindert Schut, kryeredaktor i revistës së biznesit “Quote”, pohoi gjithashtu se Leerdam – e cila ka 6.2 milionë ndjekës në Instagram – mund të fitojë rreth 62,000 euro për çdo postim në lidhje me “Nike”-n.

Leerdam, e cila u prek pasi fitoi medaljen e artë me grimin që i rridhte në fytyrë ndërsa qante, i dha gjithashtu një shtysë të madhe kompanisë “Hema”, e cila shfrytëzoi rastin për të promovuar lapsin e saj të syve “rezistent ndaj ujit, madje edhe me lot gëzimi”.

Shkurt, një makinë që fiton para, njësoj si partneri i saj, Jake Paul, i cili fitoi mbi 90 milionë dollarë në betejën e tij kundër boksierit, Anthony Joshua.

Megjithatë, Leerdam është kritikuar edhe për stilin e saj të jetesës mjaft luksoze. Ish-futbollisti i kthyer në komentator, Johan Derksen, e sulmoi gjithashtu: “Ajo tashmë jeton si milionere, me avionë privatë dhe gjithçka. Sjellja e saj është e tmerrshme për mua, si ajo e një dive. Nëse do të isha trajneri i saj, nuk do ta toleroja”. Pak nga pak, të gjithë po fillojnë të lodhen nga sjellja e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë