Bota

Zelensky: Nuk ka marrëveshje për çështjet kryesore në bisedimet e Gjenevës

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Ukrainës tha se nuk ka pasur marrëveshje midis Ukrainës dhe Rusisë për çështjet kryesore në bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-të në Gjenevë.

“Mund të shohim se është bërë njëfarë pune themelore, por për momentin qëndrimet ndryshojnë, sepse negociatat nuk ishin të lehta”, u tha Zelensky gazetarëve pasi bisedimet kishin përfunduar.

Ai renditi fatin e territoreve të pushtuara në lindje të Ukrainës dhe të ardhmen e centralit bërthamor Zaporizhzhia, të cilin Rusia e ka marrë nën kontroll, si çështjet “e ndjeshme” të pazgjidhura në bisedimet e paqes.

Bisedimet e paqes përfunduan papritur pas rreth dy orësh, sipas raportimeve, në ndryshim nga negociatat e djeshme që u zhvilluan për gjashtë orë.


Copyright © Gazeta “Si”


Një përgjigje te “Zelensky: Nuk ka marrëveshje për çështjet kryesore në bisedimet e Gjenevës”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë