Gazeta Si – Hillary Clinton ka akuzuar presidentin e SHBA-ve, Donald Trump për orkestrimin e një mbulimi të çështjes së ish-pedofilit, Jeffrey Epstein. Ajo e bëri këtë deklaratë në një intervistë për BBC të hënën.
“Gërmoni dosjet. Po marrin shumë kohë”, tha Clinton, e cila do të paraqitet para Kongresit në fund të këtij muaji për këtë çështje.
Në janar, Departamenti i Drejtësisë të SHBA-ve, publikoi një grup të ri dokumentesh dhe fotosh nga të ashtuquajturat “dosjet Epstein”.
Bashkëshorti i saj, Bill Clinton, përmendet shpesh, por nuk ka prova se ai ishte i përfshirë në aktivitete të paligjshme.
Clintonët po merren në pyetje veçmas pas dyerve të mbyllura nga një komision i Dhomës së Përfaqësuesve. Komisioni dëshiron të marrë në pyetje ish-presidentin për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Epstein.
Ish-sekretarja e shtetit nga na tjetër, duhet të dëshmojë për atë që di për lidhjet midis burrit të saj dhe biznesmenit-pedofil. “Ne do të shkojmë, por mendojmë se është më mirë ta bëjmë publikisht”, i tha Clinton BBC-së.
“Dua që të gjithë të trajtohen njësoj”. Kur u pyet nëse Andreë Mountbatten-Windsor duhet të paraqitet para një komisioni të kongresit, Hillary Clinton tha: “Mendoj se kushdo që thirret duhet të dëshmojë”.
Hillary Clinton tha gjithashtu se asnjë prej tyre nuk ka asgjë për të fshehur. “Ne besojmë se transparenca është mënyra më e mirë për të ekspozuar krimet e supozuara”.
Clinton, e cila është takuar me të besuarën e Epstein, Ghislaine Maxwell, “disa herë”, pretendoi se ajo dhe burri i saj po përdoren për të shkëputur vëmendjen nga Trump.
Kur Trump u pyet nga BBC në lidhje me vërejtjet e Hillary Clinton në intervistë, ai tha se nuk kishte asgjë për të fshehur.
“Unë jam liruar nga akuzat. Nuk kisha të bëja fare me Jeffrey Epstein. Ata shkuan atje duke shpresuar ta gjenin, por gjetën pikërisht të kundërtën”, tha ai në bordin e Air Force One.
“Disa nga dokumentet përmbajnë pretendime të rreme dhe sensacionale në lidhje me Trump që iu dhanë FBI-së pak para zgjedhjeve të vitit 2020”, deklaroi më parë Departamenti i Drejtësisë në lidhje me pretendimet kundër Trump.
“Për të qenë të qartë, pretendimet janë të pabaza dhe të rreme, dhe nëse do të kishin edhe një fije besueshmërie, ato me siguri do të ishin përdorur kundër Trump deri tani”.
Shtëpia e Bardhë këmbëngul se duke publikuar dokumentet, ata “kanë bërë më shumë për viktimat sesa kanë bërë ndonjëherë demokratët”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje