Bota

Republikanët ‘tradhtojnë’ Trump, bllokohen tarifat ndaj Kanadasë

Nga Gazeta ‘Si’- Një tjetër sinjal shqetësues për Donald Trump, në pritje të zgjedhjeve të mesmandatit në nëntorin e ardhshëm.

Këtë herë, përplasja vjen nga Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, e cila ka sfiduar hapur presidentin: gjashtë deputetë republikanë iu bashkuan demokratëve dhe miratuan bllokimin e tarifave (taksave doganore) ndaj Kanadasë.

Votat në favor të ndalimit të tarifave të reja ishin 219, ndërsa 211 votuan kundër.

Kjo është një goditje e fortë për presidentin, pasi shumica e tij u mund në votim. Kjo tregon se mbështetja ndaj Trump po dobësohet jo vetëm tek votuesit, por edhe brenda vetë Partisë Republikane.

Deputetët po reflektojnë pakënaqësinë e elektoratit, e cila është treguar edhe nga disa sondazhe, si Gallup, “approval tracker” i revistës Economist, Reuters/Ipsos dhe Real Clear Politics. Të gjitha këto tregojnë një rënie, pak a shumë të theksuar, të mbështetjes për punën e Shtëpisë së Bardhë.

Menjëherë pas votimit, Trump deklaroi se deputetët republikanë që kundërshtojnë politikat e tij për tarifat “do të përballen me pasoja në zgjedhje”, edhe tek “primaret”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë