Ka ndodhur

Trafikonte armë zjarri nga Kosova në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari (video)

Gazeta Si – Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për trafik armësh armësh nga Kosova drejt Shqipërisë.

Policia ka vënë në sekuestro 10 armë, pistoleta të tipit “Glock” së bashku me municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në zonën e Freskut në kryeqytet.

Në pranga ka rëndë Dugagjin Berisha nga Kosova, të cilin policia e ka lokalizuar në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, teksa udhëtonte me automjetin e tij tip “Volswagen”. Armët Berisha i kishte fshehur në kofanon e makinës.

Sakaq, policia po vijon për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë