Bota

Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi: Kërkuan rrëzimin tim

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar fqinjët rajonalë, përfshirë edhe Shqipërinë, se kanë mbështetur dhe nxitur demonstratat antiqeveritare që janë mbajtur në Serbi në dy vitet e fundit.

“Sigurisht, kishte shumë njerëz që dilnin në rrugë dhe ata mbështeteshin shumë nga vendet rajonale, shërbimet sekrete rajonale, gjë që nuk është një sekret i madh, për t’ju thënë të vërtetën, për këdo”.

Vuçiç evidentoi rolin që sipas tij ka luajtur Kroacia në trazirat që kanë ndodhur në Serbi, por theksoi se një rol edhe më aktiv ka pasur Shqipëria dhe Kosova.

“Po, ishte shumë e qartë se kroatët ishin thellësisht të përfshirë dhe po fshehin kriminelë nga Serbia që akuzohen për krime dhe vepra shumë të rënda penale. Po përmend vetëm një, por mund ta imagjinoni se çfarë ndodhi në Prishtinë, Tiranë dhe disa qendra të tjera rajonale”.

Jo vetëm kaq, por udhëheqësi serb pretendoi gjithashtu se edhe organizatat amerikane, përfshirë USAID dhe Fondin Kombëtar për Demokraci, po stërvitnin njerëz se si të punonin kundër dhe të rrëzonin qeverinë e tij.

I pyetur nëse kishte prova për akuzat e tij, Vuçiç pretendoi se kishte mjaftueshëm, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Serbia është përfshirë nga protesta masive në dy vitet e fundit pas një aksidenti hekurudhor në qytetin Novi Sad, ku ndërruan jetë 16 persona. Tubimet, të udhëhequra nga studentët dhe të mbështetura gjerësisht nga qytetarët, kërkonin hetim të plotë për ngjarjen, reformizëm dhe zgjedhje të reja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë