Bota

Rusia dhe Ukraina bien dakord të shkëmbejnë 314 të burgosur

Nga Gazeta ‘Si’- Rusia dhe Ukraina kanë rëndë dakord që të shkëmbejnë 314 të burgosur mes bisedimeve trepalëshe që po zhvillojnë bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e bëri me dije i dërguari i presidentit Donald Trump, Steve Witkoff.

Sipas tij, ky rezultat u arrit falë bisedimeve konstrukive, por shtoi se mbetet ende punë për t’u bërë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë që vijon prej vitesh.

Witkoff shtoi se “diskutimet do të vazhdojnë, me përparim shtesë që pritet në javët në vijim”.

“Ky rezultat u arrit nga bisedimet e paqes që kanë qenë të detajuara dhe produktive. Ndërsa mbetet punë e rëndësishme për t’u bërë , hapa të tillë tregojnë se angazhimi i qëndrueshëm diplomatik po jep rezultate të prekshme dhe po çon përpara përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”, u shpreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë