Nga dasma mbretërore, tek takimet e pazakonta të liderëve botërorë për të shkuar tek protestat e më pas tek ethet e Kupës së Botës. 2018-ta ka qenë një vit plot ngjarje të paharrueshme të kapura nga fotografët më të mirë të botës. Momente sa të lumtura, aq edhe të trishta, ngjarje sa emocionuese aq edhe tronditëse. Gazeta Si ju fton të bëni një xhiro rreth botës duke shijuar momentet më të mira të vitit 2018.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un takon Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në zonën e Demarkacionit Ushtarak, që ndan dy Koretë, më 27 prill të vitit 2018.
Nxënësit e fshatit Tiga Pancur në Indonezi vrapojnë për t’i shpëtuar vullkanit që shpërtheu më 19 shkurt të vitit 2018.
Një aeroplan ulet papritur në një autostradë në Calgary të SHBA-së me 25 prill të vitit 2018.
Aktivistët festojnë legalizimin e kanabisit në Kanada.
<
Kryeministri Justin Trudeau dhe gruaja Sophie Gregoire Trudeau dhe fëmijët e tyre vizitojnë tempullin Sëaminarayan Akshardham në Indi më 19 shkurt, 2018.
Një fëmijë sirian fle në një valixhe ndërkohë që babai i tij largohet hnga Ghota Lindore pas sulmeve kimike të qeverisë.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti amerikan Donald Trump takohen në Helsinki, më 16 korrik 2018.
Një zog qendron në kokën e një dreri të bardhë në San Jose, më 21 maj të vitit 2018.
Princi Harry dhe Meghan Markel martohen në një ceremoni madhështore në Londër, më 19 maj të vitit 2018.
Një ndërtesë e mbuluar me akull qëndron pranë ujëvarës së Niagarës më 2 janar të vitit 2018.
Një i ri vëzhgon gradacelat nëTokio
Një luan mundohet të ngjitet buzë një shkëmbi në Afrikën Qendrore
Një mbështetëse e kandidatit presidencial në Honduras shtrihet në rrugë para oficerëve të policisë gjatë një demonstrate kundër rizgjedhjes së presidentit Juan Orlando Hernandez.;
<!
Ekipet e shpëtimit shohin shembjen e një ndërtesë në Hualien më 8 shkurt 2018 pasi qyteti u godit nga një tërmet 6.4 ballë.
Një makinë e Teslas ulet drejt Marsit më 8 shkurt të vitit 2018, pasi u lëshua nga një anije kozmike.
Gaza qëllon me raketa drejt Izraelit
Inxhinieri Mike Humphrey krijon një robot të padallueshëm nga njeriu, më 9 maj në Cornqall të Anglisë.
Pushuesit luajnë golf ndërkohë që vullkani i Kilaueas në Hawaii shpërthen me shtëllunga tymi.
Kancelarja gjermane Angela Merkel diskuton me presidentin amerikan Donald Trump në ditën e dytë të samitit të G7-ës më 9 qershor në Kanada.
Tifozët anglezë përloten pasi ekipi i tyre humbi në gjysmëfinale.
Bob Richling mban në krahë bashkëshorten pasi shtëpia e tyre u shkatërrua nga uragani Firence nw SHBA
<
Spanja mban festivalin e përvitshëm të “kullave njerëzore”.
Një student në Tiranë shkruan një pankartë gjatë protestave para Kryeministrisë, dhe një policë e vështron.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


























