Bota

Epstein: Trump është një njeri i keq, asnjë qelizë e mirë në trupin e tij

Gazeta Si – “Mbaj mend që ju thashë se kam takuar disa njerëz vërtet të këqij, por asnjë më të keq se Trump. Nuk ka asnjë qelizë të mirë në trupin e tij. Pra, po, ai është i rrezikshëm”.

Jeffrey Epstein e tha, ose më saktë e shkroi këtë në një shkëmbim email-esh me ish-Sekretarin e Thesarit të SHBA-ve, Larry Summers.

Shkëmbimi, i cituar nga “Telegraph”, daton që nga shkurti i vitit 2017 dhe thuhet se përmbahet në dokumente rreth ish-financierit, i cili kreu vetëvrasje në burg, të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë.

Ndërkohë, ish-gruaja e Bill Gates, Melissa French Gates, ka reaguar për herë të parë në lidhje me detajet e reja rreth viktimave të Epstein dhe veprimeve të tij kriminale.

Ajo e cilësoi situatën si “zemërthyerëse”, duke thënë: “Më kujtohet që isha në moshën e atyre vajzave. Më kujtohen vajzat e mia në atë moshë. Personalisht është e vështirë për mua sa herë që dalin detaje. Ato më sjellin në mendje momente shumë, shumë të dhimbshme në martesën time”.

French Gates gjithashtu komentoi akuzat e fundit që lidhen me ish-burrin e saj, të cilit iu atribua infektimi me një sëmundje veneriane për shkak të marrëdhënieve me vajza ruse. Ajo u shpreh se ndjehej “trishtim i jashtëzakonshëm”.

Sipas dokumenteve të publikuara nga “New York Times”, dy ditë para vdekjes së tij të dyshuar, Epstein kishte nënshkruar një dokument që i linte shumicën e aseteve të tij, që arrinin vlerën prej 100 milionë dollarësh, për të dashurën e tij të atëhershme, Karyna Shuliak.

Ky dokument, i quajtur “Trust 1953”, i dha asaj kontrollin mbi një pjesë të madhe të pasurisë së Epstein, përfshirë një diamant 33 karatësh që ai kishte ndërmend t’ia dhuronte asaj. Sipas këtij dokumenti, 40 individë të tjerë ishin emëruar si përfitues të mundshëm të aseteve të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë