Motosport

Skuadrat eksperte dhe Kampionët e Botës

Nga Gazeta “Si” – Kur duhet më shumë se një muaj nga fillimi i sezonit të ri në Formula 1, hedhim një vështrim në eksperiencën e secilës prej skuadrave pjesëmarrëse si dhe shohim se sa Kampionë Bote do të jenë në start në 8 Mars në Australi.

11 skuadrat pjesëmarrëse kanë startuar 3422 gara sëbashku dhe befasia është që dy nga 5 skuadrat e para janë debutuese.

Me ndryshimi e vetëm që Audi ka trashëguar Sauber. Ndërsa Cadillac është për të parën herë në pistë por eksperienca e pilotëve e vendos atë përpara skuadrash historike si Williams apo dhe Mclaren.

Konkretisht, pilotët e Aston Martin kanë startuar 614 gara dhe peshën kryesore e mban Fernando Alonso.

Në vendin e dytë është Ferrari dhe Hamilton është piloti që ka garuar më shumë brenda shtëpisë.

Perez dhe Bottas kanë startuar sëbashku në 527 gara të cilat shkojnë për skuadrën amerikane, Cadillac.

Williams (Sainz-Albon) renditet në vendin e 4-rt me 357 gara të startuara përpara Audi-t që me Hulkenberg-Bortoleto numëron 274 gara, 18 më shumë se Red Bull që ka rënë në klasifikim pasi Hadjar është në hapat e parë, krahasuar me Verstappen.

Norris-Piastri (McLaren) kanë startuar 222 gara, 15 më shumë se Ocon-Bearman (207-Haas).

Alpine (Gasly-Colapinto) me 203 gara lë pas Mercedes (Russell-Antonelli) me 176 gara dhe Racing Bulls (Lawson-Lindblad) me 35 gara.

Ndërkohë në pistë janë 14 tituj për 4 Kampionë Bote që do të kërkojnë të 15 në total.

Konkretisht, Hamilton do të garojë për titullin e 8-të ose të parin në bordin e “Scuderia-s”.

E vështirë por jo e pamundur që Verstappen dhe Red Bull të fitojnë titullin e 5-të sëbashku.

Mbërritja e Newey-t te Aston Martin riktheu shpresat e mëdha të Alonso-s për titullin e 3-të ose të parin me skuadrën angleze.

Në fund Norris që do të provojë të bëjë bis pas suksesit të sezonit të shkuar në bordin e Mclaren.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë