Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk i ka pritur aspak mirë sugjerimet e përsëritura dhe provokuese të Vladimir Putinit se ai mund të shkojë në Moskë.
Në një konferencë për mediat këtë mëngjes, Zelensky raportohet të ketë thënë: “Është absolutisht e pamundur që unë të takohem me Putinin në Moskë. Kjo do të ishte njësoj sikur Putini të vinte në Kiev. Edhe unë mund ta ftoj atë në Kiev, le të vijë. Po e ftoj publikisht, nëse ia mban, sigurisht”.
Megjithatë, ai theksoi se është i hapur për bisedime të vërteta paqeje në nivel liderësh.
“Unë gjithmonë kam thënë se jam i gatshëm për çdo format që synon përfundimin e luftës dhe që funksionon realisht. Por në Moskë apo në Bjellorusi, kjo është thjesht e pamundur dhe është absolutisht e qartë pse? Sepse njëri prej këtyre vendeve është agresori që e nisi dhe po e zhvillon luftën kundër nesh, duke na vrarë, ndërsa vendi tjetër është partner i tij në këto veprime”.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, tha më herët se Zelensky është i gatshëm të takohet me Putinin për të diskutuar dy çështjet kryesore ende të pazgjidhura: të ardhmen e centralit bërthamor të Zaporizhjës dhe ndryshimet e mundshme territoriale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



