Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan, Donald Trump, e konsideron “shumë të rrezikshme” që Britania e Madhe të bëjë biznes me Kinën, ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer mbërriti në Shangai në ditën e tretë të vizitës së tij në vend.
Komentet e Trump erdhën prej marrëveshjeve midis Britanisë dhe Kinës për rritjen e tregtisë dhe investimeve, pas takimit të Starmer me presidentin kinez Xi Jinping. Trump tha se Xi është një “mik i tij” dhe se e njeh shumë mirë presidentin kinez.
Zyra e Kryeministrit në Londër u përgjigj se Washingtoni ishte i informuar paraprakisht për vizitën dhe objektivat e saj.
Trump nuk komentoi më tej për marrëdhëniet britaniko-kineze dhe më pas paralajmëroi edhe Kanadanë për të njëjtën çështje, duke thënë se për Kanadanë është “edhe më e rrezikshme”.
Ndërkohë, Starmer theksoi se marrëdhëniet e Britanisë me Kinën janë në një “fazë të mirë” pas bisedimeve me Xi. Ai shtoi se takimet kanë sjellë një nivel angazhimi të qëndrueshëm dhe se Britania ka shumë për të ofruar.
Nga vizita e tij kanë dalë disa rezultate konkrete: marrëveshje për vizita pa viza dhe tarifa më të ulëta për uiskin, si dhe një investim prej 10.9 miliardë £ nga AstraZeneca për ndërtimin e fabrikave në Kinë.
Po ashtu, u njoftua bashkëpunim i mëtejshëm në fusha si krimi i organizuar dhe emigracioni i paligjshëm.
Megjithatë, vizita ka ngjallur kritika nga deputetët e opozitës për rreziqet ndaj sigurisë kombëtare dhe për shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë.
Kryeministri britanik do të përfundojë vizitën e tij në Kinë në Shangai, përpara se të niset për Tokio për takime me homologun japonez, Sanae Takaichi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



