Bota

Trump kërcënon Iranin: Dy kushte për të shmangur ndërhyrjen ushtarake

Nga Gazeta ‘Si’- Donald Trump ka deklaruar se është i gatshëm për bisedime me Iranin, por duhet të bëjë dy gjëra për të shmangur veprimet ushtarake të SHBA, të heqë dorë nga armët bërthamore dhe të ndalojë së vrari protestuesit.

Ai tha se shumë anije luftarake amerikane po shkojnë drejt Iranit në Lindjen e Mesme dhe do të ishte shumë mirë nëse nuk do të ishte e nevojshme t’i përdornin.

“Kemi shumë anije shumë të mëdha dhe shumë të fuqishme që lundrojnë drejt Iranit tani, dhe do të ishte shumë mirë nëse nuk do të na duhej t’i përdornim.”, tha Trump.

Komentet e tij të fundit vijnë pas javësh presioni mbi Iranin për të negociuar një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se forcat e armatosura ishin në gatishmëri për t’iu përgjigjur menjëherë dhe fuqishëm çdo agresioni.

Më herët gjatë kësaj jave, Trump paralajmëroi se nëse nuk arrin marrëveshje për programin bërthamor, do të pësojë sulm më të keq se ai i qershorit 2025, ku u goditën objektet bërthamore.

Presidenti konfirmoi se aeroplanmbajtësja Abraham Lincoln  ka mbërritur në Lindjen e Mesme dhe është e gatshme tashmë për sulme.

Përgjigja e Iranit erdhi nëpërmjet misionit të tij në OKB, i cili shprehet pro dialogut por duke kërkuar atë që e quan respekt të ndërsjelltë, përndryshe do të përgjigjet si asnjëherë tjetër.

Ndërsa BE deklaroi se palët duhet ti japi shans diplomacisë në një reagim ndaj mundësisë që SHBA të sulmojë iranin në orët e ardhshme.

Situata në Iran ndërkohë është tragjike prej javësh. Bilanci I përplasjeve mes civilëve dhe agjentëve iranin të sigurisë sipas Human Rights Activists Njuz Agency u përkeqësua duke shkuar në 6.221 të vdekur në protesta.

Por numri mund të jetë frikshëm më i lartë se kaq. Revista Time, e cila citoi dy zyrtarë të lartë të Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, raportoi të hënën se rreth 30 mijë persona mund të jenë vrarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë