Gazeta Si – Një video e re u publikua në mediat amerikane me protagonist Alex Pretti-n, 37-vjeçarin e qëlluar për vdekje në Mineapolis, Minesota, gjatë protestave kundër ICE.
Pamjet u publikuan 11 ditë pas vdekjes së tij. Ato tregojnë infermierin që kapet dhe hidhet me forcë në tokë nga agjentët federalë të emigracionit menjëherë pasi u konfliktua dhe goditi me shqelm dritën e pasme të automjetit të tyre.
Ai shihet më pas duke u përpjekur të lirohet (ose të lihet të shkojë). Pas përpjekjes, një protestues i afrohet Pretti-t për ta pyetur nëse është mirë. “Jam mirë”, përgjigjet ai. Njëmbëdhjetë ditë më vonë, në një protestë tjetër, ai vritet.
Rreth 2 minuta video, e publikuar nga “The Guardian”, tregojnë një incident më 13 janar në Minneapolis, gjatë protestave të ashpra komunitare kundër veprimeve të forta të agjentëve në qytet.
Në pamje, agjentët e kapin me forcë Pretti-n, ndërsa ai bërtet ndaj tyre dhe godet dritën e pasme të një automjeti të tyre. Pak më vonë, një agjent i armatosur rëndë del nga makina dhe e rrëzon Pretti në tokë, ndërsa të tjerët i qëndrojnë pranë.
Videoja tregon gjithashtu se Pretti ka një armë të fshehur në brez, pasi oficeri i hoqi pallton, por ai nuk e përdori armën gjatë apo pas përplasjes. Ai qëndroi në vend derisa agjentët u larguan.
Familja e Pretti-t e quajti “të neveritshëm” pretendimin e administratës Trump se ai kishte nxjerrë armë dhe kishte synuar të sulmonte oficerët, duke theksuar se videoja e re tregon qartë se Alex nuk kishte armë gjatë përplasjes. Ata kërkuan që e vërteta për djalin e tyre të bëhej publike, duke e përshkruar atë si një njeri të mirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



