Nga Gazeta ‘Si’- Deputetët e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Erion Braçe, kanë debatuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me një plan të qeverisë për t’i dhënë prioritet fuqizimit të sportit të Padelit në Shqipëri.
Klosi tha se ky sport, që sipas një pjese të madhe të deputetëve shihet si një sport luksi, mund të ndihmojë në rritjen e imazhit të Shqipërisë dhe të ofertës turistike për vendin tonë.
Por Braçe ishte kundër këtyre planeve të qeverisë, duke theksuar se 2.2 milionë euro për kuota pjesëmarrjeje në aktivitete, janë shumë para, të cilat sipas tij mund të investoheshin diku tjetër.
Po ashtu Braçe theksoi se nëse ka një sport që sot është në ditët e tij më të këqija, ai është Futbolli, sport i cili sipas tij po jep shpirt.
Debati:
Blendi Klosi: Fatkeqësisht opozita tregon sesa larg është realiteti. Se diskutimet e tyre flasin për histori që nuk kanë asnjë lidhje për mënyrën sesi menaxhohet buxheti i shtetit dhe me mënyrën sesi sot Shqipëria zhvillohet. Janë shumë larg diskutimit të një vendi kandidat për anëtar të BE-së.
Ajo që lexojmë sot nga ky akt normativ, është qartazi ajo që PS ka në gjenezën e saj, shteti nuk braktis askënd dhe njëkohësisht ruan stabilitetin ekonomik dhe disiplinën fiskale. Ky akt nuk rrit deficitin, nuk rrit borxhin, nuk cënon të ardhurat, përkundrazi, ai bazohet në kursimet reale të krijuara nga menaxhimi i kujdesshëm i financave publike dhe dëshmon dallimin tonë të madh. Kjo dëshmon dallimin tonë të madh që ne nuk premtojmë pa mbulim, nuk shpërndajmë iluzione, por shpërndajmë mundësi reale dhe mbështetje konkrete.
Në këtë paketë konkretisht ata që kanë më shumë nevojë për mbështetjen e shtetit, gjejnë mbështetje me aktet normative dhe me pjesën e menaxhuar të buxhetit, në mënyrë korrekte brenda mundësive që Shqipëria të ofron. Mbi 148 mijë qytetarë, përfitues të ndihmës ekonomike dhe personave me aftësi të kufizuar, marrin një ndihmesë të drejtëpërdrejtë nga ky projekt-akt. PS nuk e shikon sportin thjeshtë si një mbështetje vetëm për realizimin e atij aktiviteti, por si një aktivitet politik që rrit imazhin e Shqipërisë dhe prezencëne saj në arenën ndërkombëtare.
Më konkretisht sporti i Padelit, që jo vetëm për kolegët e opozitës, por edhe për ata të mazhorancës, quhet si një luks, por nuk është fare kështu. Ai është një nga sportet me rritjen më të madhe sot në botë. Nuk është thjesht një aktivitet, por një pozicionim i qartë. Nuk kërkon infrastrukturë të shtrenjtë si sportet tradicionale. Por është një sport që padyshim që ashtu siç kemi edhe dakordëinë me Federatën për ndërtimin e ambienteve të reja, krijimin e qendrave të ekselencës dhe trajnimin e të rinjve. Nëse Shqipëria futet në këtë mbështetje, ajo pozicionohet në hartën e sporteve moderne, rrit imazhin e vet dhe rrit ofertën turistike
Erion Braçe: Unë mendoj që jemi në seancën e aktit normativ dhe kur flasim për para publike duhet të kemi parasysh një gjë, që politikat buxhetore sektoriale nuk bëhen sipas dëshirës apo afeksionit që secili ministër, deputet e me radhë ka. Në këtë akt normativ nuk janë para për të mbështetur sportin e Padelit. Këto para janë për kuota pjesëmarrjeje në aktivitete. 2.2 milionë euro për kuota, më vjen keq por janë shumë para.
Po të flasim për sporte moderne, më lejoni t’ju them se Superliga po mbahet nga disa Presidentë me lekët e tyre. Futbolli është një nga sportet që po jep shpirt në këtë vend. Pastaj një pjesë e aktivitetit të Futbollit po mbahet edhe me para pa destinacion. Prandaj nëse do mbështesim, hajde mbështesim këtë sportin masiv në Shqipëri, jo sipas dëshirës së një ministri. Unë mendoj që jemi në seancën e aktit normativ dhe kur flasim për para publike duhet të kemi parasysh një gjë, që politikat buxhetore sektoriale nuk bëhen sipas dëshirës apo afeksionit që secili ministër, deputet e me radhë ka. Në këtë akt normativ nuk janë para për të mbështetur sportin e Padelit.
Këto para janë për kuota pjesëmarrjeje në aktivitete. 2.2 milionë euro për kuota, më vjen keq por janë shumë para. Po të flasim për sporte moderne, më lejoni t’ju them se Superliga po mbahet nga disa Presidentë me lekët e tyre. Futbolli është një nga sportet që po jep shpirt në këtë vend. Pastaj një pjesë e aktivitetit të Futbollit po mbahet edhe me para pa destinacion. Prandaj nëse do mbështesim, hajde mbështesim këtë sportin masiv në Shqipëri, jo sipas dëshirës së një ministri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



