Gazeta Si – Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës ranë dakord të furnizojnë municione për sistemin e mbrojtjes ajrore “Patriot”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski e bëri njoftimin në Forumin e Dytë Kombëtar të të Rinjve të Talentuar, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me rezultatet e vizitës së tij në Davos.
Agjencia ukrainase e lajmeve “Ukrinform” raportoi lajmin. “Fola me presidentin Trump dhe mora – nuk do të them sa – raketa PAC-3 për sistemin Patriot”, tha Zelenski.
Presidenti shtoi se vizita e tij në Davos trajtoi si çështje globale ashtu edhe objektiva specifike praktike. “Diskutuam për çështje globale, por zgjidhëm edhe një çështje që pasqyron qartë arsyen pse shkova atje”, tha Zelenski.
Ndërkohë, sytë e botës janë drejtuar në Abu Dhabi, ku Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara po takohen për të gjetur një zgjidhje për konfliktin gati katërvjeçar midis Kievit dhe Moskës.
Samitit i parapriu një vizitë në Kremlin nga të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët u takuan me presidentin rus, Vladimir Putin.
Gjithashtu, për herë të parë, atyre iu bashkua Josh Gruenbaum, drejtor i Shërbimit Federal të Blerjeve, agjencia federale përgjegjëse për prokurimin qeveritar, i cili shërben gjithashtu si këshilltar i lartë në Bordin e Paqes të Donald Trump.
Bisedimet katër-orëshe, Moska i quajti “jashtëzakonisht thelbësore dhe ndërtim besimi”. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, ngërçi është kryesisht për çështjen territoriale.
“Forcat e armatosura ukrainase duhet të largohen nga Donbasi. Ky është një kusht shumë i rëndësishëm për një marrëveshje”, deklaroi hapur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Vetë Zelensky e quajti zonën e diskutueshme në Ukrainën lindore një “çështje kyçe”. Takimet në Abu Dhabi do të vazhdojnë të shtunën.
Ndërkohë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, tha për rrjetin NBC News.”Takimi trepalësh i sotëm në Abu Dhabi midis Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë ishte produktiv. Diskutimet do të vazhdojnë nesër”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



