Rend dhe Ligj

Protesta e PD te kryeministria, akset që do bllokohen të shtunën

Gazeta Si – Një ditë para protestës kombëtare që Partia Demokratike do të mbajë nesër (e shtunë, 24 janar) në orën 17:00 përpara kryeministrisë, policia bën të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik dhe mbrojtjen e pronës private e publike.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, kufizimi i lëvizjes do të nisë nga mbrëmja e kësaj të premteje, ora 23:45, dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit”, deri në rrugën “Ismail Qemali”. Kjo, deri në përfundim të tubimit.

Më pas, nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme, deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në këto raste, blutë shprehenm se do të ndërmerren masa për devijimin e qarkullimit të automjeteve më rrugë alternetive.

Protesta e së shtunës vjen në vijim të foltoreve të përjavshme të PD para kryeministrisë, duke akuzuar shefin e qeverisë Rama për korrupsion dhe instalimin e një regjimi narko-terrorist.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë