Bota

Zelensky nuk shkoi në Davos/ Trump do të takohet me liderin ukrainas të enjten

Nga Gazeta ‘Si’- Donald Trump dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky do takohen nesër (e enjte, 22 janar).

Zelensky është sot në Kiev, tha zyra e tij, dhe ata ende nuk e kanë konfirmuar vendndodhjen e takimit.

Presidenti ukrainas fillimisht kishte planifikuar të ishte në Panairin Ekonomik Botëror, por e anuloi vizitën e tij të martën në mbrëmje.

Ndërkohë, të dërguarit e Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të shkojnë në Rusi të enjten për të diskutuar luftën në Ukrainë.

Trump deklaroi se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës është “relativisht afër” dhe se, sipas tij, ekziston vullnet politik nga të dyja palët për të ndalur konfliktin.

Ai e përshkroi luftën si një tragjedi njerëzore dhe një “masakër të panevojshme”, duke theksuar se prioriteti i tij është ndalja e gjakderdhjes dhe arritja e një zgjidhjeje përmes negociatave.

Një pjesë e rëndësishme e mesazhit të Trump-it lidhej me rolin e Evropës dhe NATO-s. Ai përsëriti qëndrimin e tij se barra kryesore për mbështetjen e Ukrainës duhet të bjerë mbi vendet evropiane, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara nuk mund dhe nuk duhet të mbajnë peshën kryesore financiare, ushtarake dhe politike të konfliktit.

Sipas tij, Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj dhe për zgjidhjen e krizave në kontinent.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë